Speca të mbushur me mish të grirë dhe oriz Përbërësit: 1 kg speca 500 gr mish të grirë 2 qepë 2-3 domate 1 lug? supe oriz për çdo spec Krip dhe piper të zi 1 lugë çaji nenexhik majdanoz 2 karrota Vaj ulliri
Përgatitja Pastrojmë specat duke larguar farat e tyre. Në një tigan me 3-4 lugë gjelle vaj ulliri mund të kaurdisim vetëm pak qepën, sa të ulë volumin( pa I dhënë ngjyrë), dhe ky process I qepës është opsional. Në tas pëgatisim mbushjen duke vendosur mishin e grirë të pa gatuar, qepën karrotën të grirë në rende ( nga ana më e trashë) dhe domaten të qëruar dhe të prerë në kubikë të vegjël si dhe orizin e shpëlarë për cdo spec një lugë supe, p.sh 10 speca e barabartë me 10 lugë supe oriz, kripë, piper të zi, nenexhik ( I thatë). Lyejmë tepsinë me vaj, vendosim specat e mbushur, I spërkasim sipër me pak vaj dhe pak fare kripë dhe I vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 35-40 min.
Be the first to comment