PD: Propagande hapja e spitaleve Covid 3 e Covid 4 | Lajme - News

  • 4 years ago
Demokratët akuzojnë qeverinë se ka dështuar në menaxhimin e situatës së pandemisë pas rritjes së ndjeshme të numrit të personave të prekur me Covid-19.
Sipas tyre, kryeministri po bën propagandë me hapjen e një tjetër spitali Covid 4, kur ende qeveria nuk ka vënë në shërbim të të prekurve me virus spitalin e premtuar Covid 3.
?Jemi tek Ish-Spitali Kirurgjikal ku sipas z. Rama duhet të ishte Spitali Covid 3. Ju e shikoni që nga jashtë dhe brenda nuk ka asnjë investim, sepse deri më sot nuk është shtruar apo nuk ka marrë kujdes spitalor asnjë pacient në këtë spital. Spitali Covid 3 njësoj si Spitali Covid 4 janë pjesë e propagandës së Edi Ramës ku është i vetmi element që qeveria shqiptare ka shkëlqyer që ka qenë propaganda, por e cila ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-it, ka dështuar në sigurinë e jetës së qytetarëve, ka dështuar në ofrimin e një shërbimi shëndetësor sa më të mirë, ka dështuar në ofrimin e opsioneve për të kryer testimin e shqiptarëve për të parë nëse janë të infektuar apo jo?.
Për Partinë Demokratike qeveria nuk ka një strategji si për përballimin e situatës shëndetësore ashtu edhe atë ekonomike, pas krizës së shkaktuar nga pandemia.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended