PD: Qeveria po ben propagande me termetin | Lajme - News

  • 3 years ago
Partia Demokratike i ka dhënë zë shqetësimit të familjes Shahini, në Njësinë Administrative Gjepalaj të Shijakut, e cila një vit nga tërmeti i Shtatorit të kaluar ende nuk ka përfituar lekët për rindërtimin e banesës. Denoncimi vjen nga kryefamiljari, i cili thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit.

?Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj. Që tërmetin e parë në Shtator që u tund shtëpia erdhën, bëmë dosjen gati të marrë shpërblim. Prit shpërblim s?ka, iku Shtatori. Erdhi Nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bërë për shembje se fatkeqësisht ju e shihni?.

Dorian Teliti: Pra, nuk t?i kanë dhënë lekët që të takojnë?

Shpëtim Shahini: Jo, nuk i kanë dhënë!

Shpëtimi thotë se nga pushteti lokal i kërkojnë që më parë të paguajë të gjitha detyrimet e prapambetura përpara se të përfitojë dëmshpërblimin, por sipas tij shuma që i është dhënë nuk mjafton për riparimin e shtëpisë.

?Na ka ardhur DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë, kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s?kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë?.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po bën propagandë me projektin e rindërtimit, duke mos mbajtur premtimin e dhënë banorëve të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i Shtatorit dhe ai i Nëntorit të vitit të kaluar.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended