SPAK heton tenderat e spitaleve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka paguar miliona per furnizimin me ushqim te spitaleve por pacientet ankohen per vaktet qe konsumojne. Ministria e shendetsise eshte akuzuar vazhdimisht per mungesen e transparences dhe nje nder tenderat mbi te cilin ngrihen hije dyshimi eshte edhe ai i furnizimit me ushqim te qendres spitalore Nene Tereza.Ministria e shendetsise eshte vene ne shenjester te akuzave muajt e fundit per tenderat te cilet sipas opozites jane bere ne mungese te plote te transparences duke ngritur hijet te medha dyshimi. Tenderat kane vijuar edhe ne periudhen kur vendi ka qene ne izolim si pasoje e pandemise se koronavirusit. I dyshimte eshte edhe ai I furnizimit me ushqime te qendres spitalore universitare Nene Tereza. Dhjetra paciente qe jane detyruar te marrin trajtimin mjekesor ne spital jane ankuar per cilesine e ushqimit nderkohe qe vlera qe ka perfituar kompania e cila ka fituar te drejten per te furnizuar me ushqim spitalet eshte jashtezakonisht e madhe.Ne rrjetet sociale tashme qarkullojne foto te ushqimeve qe marrin pacientet te cilat tregojne se ato jane te te pamjaftueshme e nuk perputhen me shifrat e tenderave te fituar.Edhe ish kryeministri Sali Berisha denoncoi pak dite me pare nepermjet nje postimi ne rrjetin social facebook cilesine e ushqimit qe u jepet pacienteveSirenat e urisë ulërijnë ne spitalin Covid!Uria u rezervohet në spital të sëmurëve me Covid-19 nga Edvin PPP Maska dhe ndrikull Hajni Maska!Ky është tmerri që përjetoi në Spitalin Infektiv futbollisti dhe zyrtari FSHF Riza ditët që qëndroi aty me Covid-19. Gjithçka për shkak të korrupsionit dhe vjedhjeve të ndrikull Hajni Maska Kelit mafioz dhe bashkëhajnave të tjerë të saj. Krim dhe turp rikthyet mesjetën o hajdutë!Prej javesh partia demokratike ka denoncuar tenderat e zhvilluar nga ministria e shendetesise gjate periudhes se pandemise, duke nisur nga letrat higjenike, tek maskat, veshjet mbrojtese per personelin mjekesor; duke I bere apel prokurorise se posacme antikorrupsion te nise hetimet e te nxjerre pergjegjesit para drejtesise.

Recommended