Hafizi: Universiteti Tiranës duhet të ndryshojë; Sevrani: Ka ardhur koha për bashkërendim
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

E ftuar në RTV Ora, profesoresha Mimoza Hafizi, kandidate për Rektore e Universitetit të Tiranës, tha se Universiteti i Tiranës mund të ketë ndryshime.

Ajo u shpreh se universiteti nuk duhet të mbetet peng e historisë së vjetër pasi do të mbetet pas.


Mimoza Hafizi: Universiteti i Tiranës mund të ketë ndryshime dhe platforma ime pohon se bashkarisht mund ta ndryshojmë. Fushat ka qenë tepër aktive. Unë kam organizuar mbledhje online me gjithë departamentet e Universitetit të Tiranës. Kemi pasur diskutime shumë konstruktive dhe më kanë dhënë frymëzim që duhet të isha pjesë e kësaj gare për të ndryshuar universitetin e Tiranës.

E ftuar në RTV Ora, profesoresha Kozeta Sevrani, kandidate për Rektore e Universitetit të Tiranës, tha se zgjedhjet do të mbahen në 30 korrik edhe pse studentët nga rrethet do të kenë të vështirë për të marrë pjesë në votim.

Ajo u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohe e ka zhvilluar online fushatën e saj, duke respektuar masat anti-Covid.

Kozeta Sevrani: Situata në të cilën mbahen zgjedhjet është e vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm që studentët jetojnë në rrethe dhe do të kenë vështirësi që do të vijnë në datë 30 korrik. Por ne jemi futur në këtë proces dhe zgjedhjet do të mbahen pas dy ditësh. Prandaj u bëj thirrje studentëve që të marrin pjesë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sevrani-universiteti-i-tiranes-duhet-te-kthehet-ne-normalitet-ka-ardhur-koha-per-bashkerendim/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended