Kryebashkiaku Veliaj preket nga koronavirusi |Lajme-News

  • 4 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës njoftoi këtë të martë se doli pozitiv me koronavirus, por është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të vazhdojë të punoje nga shtëpia.

?Nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!?

Infektimin e ka konfirmuar edhe deputeti Ralf Gjoni. Pas 3 ditësh me temperature të lehtë dhe gjendje gripale, Gjoni tha se rezultoi pozitiv, por për momentin është në gjendje të mire shëndetësore.

Për 2 javët e ardhshme do të qëndrojë në izolim total në shtëpi. Të infektuar me Covid-19 janë edhe deputeti Eljo Hysko dhe Enver Roshi. Hetimi epidemiologjik pritet të zbulojë kontaktet e ngushta të deputetëve të infektuar dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, për të verifikuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/