Në Gjykatën Antikorrupsion gjyqi Ndroqi-Veliaj. Kryebashkiaku “frikë” nga drejtësia,mungon në seancë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë tregoi se ka frikë të përballet jo vetëm me mediat por edhe me drejtësinë.

Më shumë se një muaj më parë, Presidenti i Yldon Media Group nisi një padi për shpifje dhe moskallëzim krimi.

I pyetur nga gazetarët, Veliaj pas kësaj deklaroi se do të merrte pjesë në proces.

Këtë të enjte, më 16 korrik, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lajmëroi seancën e parë, por herët në mëngjes Veliaj la të kuptohej se nuk do të ishte.

Në seancë, presidenti i Yldon Media Group zbatoi kërkesën e gjykatës për të marrë pjesë, ndërsa Veliaj u përfaqësua me 2 avokatët e tij.

Në zbatim dhe në mbrojtje të ligjit, Ndroqi kërkoi që procesi të zhvillohej vetëm në prani të Kryebashkiakut, çka solli dhe shtyrjen e seancës në datën 22 korrik.

Për Ndroqin, mospjesëmarrja e Kryebashkiakut flet vetë.

Ylli Ndroqi: Unë ju përgjigja thirrjes së Gjykatës së Posaçme, ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës nuk ju përgjigj thirrjes. Kjo tregon se zoti Veliaj nuk u bindet fletë-thirrjeve. I bëj thirrje që seancën tjetër duhet të jetë prezent.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ne-gjykaten-antikorrupsion-gjyqi-ndroqi-veliaj-kryebashkiaku-frike-nga-drejtesia-mungon-ne-seance/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended