Top News - Presidenti i Brazilit/ Bolsonaro preket nga koronavirusi

  • 4 years ago
Presidenti i brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Ai e bëri tetsin, i katërti për të, pasi zhvilloi simptoma të sëmundjes, përfshirë temperaturën e lartë. Bolsonaro në vazhdimësi ka minimizuar rreziqet nga virusi, duke e quajtur atë një grip të vogël dhe duke thënë se ai nuk do të prekej seriozisht prej tij. Ai po ashtu i kërkoi guvernatorëve lokalë të zbusnin izolimet që sipas tij kishin dëmtuar ekonominë ndërsa të hënën ndryshoi rregulloren për mbajtjen e maskave mbrojtëse. Në prill ai tha se edhe nëse do të prekej nga virusi nuk do të shqetësohej pasi nuk do të ndjente asgjë, do të ishte thjeshtë si një grip apo ftohje e lehtë. Kur ai i bëri këto komente, numri i viktimave të covid 19 në brazil ishte ende më pak se 3 mijë ndërkohë ai i të infektuarve ishte rreth 40 mijë. Por, shifrat janë ngritur në qiell që atëherë. Deri të hënën, numri i viktimave në vend ishte mbi 65 mijë dhe ai i të prekurve mbi 1.6 milionë, cka e bën vendin të dytin më të prekurin në botë, pas SHBA. Bolsonaro ka marrë pjesë në shumë evente publike pa maskë, edhe kur rregulloret lokale kërkonin që ai ta mbante. Kjo nuk është hera e parë që bolsonaro testohet për koronavirus. Gjykata supreme në brazil, publikoi në maj dokumente që tregonin se bolsonaro kishte rezultuar negativ për tre herë radhazi në mars, pas takimit me presidentin e shteteve të bashkuara të amerikës, donald trump, në florida.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brazil#Bolsonaro#TopChannel