Ora News - Korçë, prangosen 2 persona, kaluan 8 emigrantë të paligjshëm në kufi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Transportonin 8 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tyre në Korçë.

Këta persona u kanë dhënë ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar ?Perimetri?, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. P., 26 vjeç dhe B. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në Rrëshen.? ? njofton policia.

Këta persona janë konstatuar nga policia në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip ?Benz?, me të cilët po transportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm.

Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas dy prej tyre u kapën e neutralizuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/korce-prangosen-2-persona-kaluan-8-emigrante-te-paligjshem-ne-kufi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended