Transportonte 9 emigrantë të paligjshëm me 'Range Rover', arrestohet në Korçë 37-vjeçari

  • 4 years ago
Nga policia e Korçës është goditur një tjetër rast i trafikimit të paligjshëm të emigrantëve që për pasojë ka çuar në vendosjen e prangave për N. S., 37 vjeç, banues në  fshatin Vodicë, Berat.

Më konkretisht ky person u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip "Range Rover", në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?.

Recommended