Ora News - Po transportonin 25 emigrantë të paligjshëm, 5 të arrestuar në Korçë

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Policia e Korçës ka arrestuar 5 persona.

Aksioni i rradhës është në kuadër të operacionit të koduar ?Perimetri?, i cili synon të ndalojë trafikun e refugjatëve, të cilët përmes kufirit Greqisë e më pas vendit tonë synojnë të prekin shtetet e Bashkimit Europian.

Në momentin e arrestimit, 5 personat në fjalë po transportonin 25 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar ?Perimetri?.

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim dy herë më parë nga Policia, për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve? kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

? S. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, të cilët janë kapur në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip ?Range Rover? dhe ?Benz?, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/po-transportonin-25-emigrante-te-paligjshem-5-te-arrestuar-ne-korce/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended