Papergjeshmeria e mediave (20 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Media shqiptare me protagonistë punonjësit e saj gjithnjë e më shumë shfaqin etikën gazetareske. Sharjet, akuzat, janë bërë pjesë e moralit duke përligjur papërgjegjshmërinë. Ky është vlerësimi i grupit shqiptar të të drejtave të njeriut, mbi 7 gazeta të përditshme të pavarura e partiake si dhe dy revista "Klan" dhe "Spekter", të dhëna këto të mbledhura çdo fund muaji.
Ky projekt do të ketë si objekt të tij vëzhgimin, media dhe politika, urrejtjen e shprehjes së gazetarit që u drejtohet grupeve të individëve, disinformimin dhe të tjerë. Shqetësimi i rretheve intelektuale kohë më parë ishte problem i dhunës që shteti ndërmerrte ndaj shtypit, ndërsa sot vihet re mungesa e respektit të gazetarit ndaj politikës dhe individit.
Disa media e përdorin politikën si armë. Sipas grupit shqiptar të të drejtave të njeriut, gazetaria nuk e kryen si duhet punën e saj. Projekti që ky grup ka ndërmarrë ka si qëllim që shtypi të kryejë misionin e vet human dhe të ulë nivelin e rasteve të agresivitetit, mosrespektimit dhe shpifjeve ndaj individëve dhe grupeve të tyre në vend./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/