Alarmi per ilaçet e pakontrolluara ne Shqiperi - (27 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Greqia ka dhënë alarmin se po dalin jashtë ilaçe të pakontrolluara. Ndër të parët vende që preken prej kësaj është edhe Shqipëria, që 30% të barnave i merr prej Greqisë dhe Lindjes. Gjithashtu një pjesë e mallit perëndimor ruhet në magazinat e fqinjit tonë të jugut. Kjo e rrit edhe më shumë mundësinë e futjes së mallit të pakontrolluar.

Drejtori i Drejtorisë së Farmacive në Ministrinë e Shëndetësisë Andrea Mato thotë:

Andrea Mato:- ?Para tre-katër muajsh, në lidhje me bashkëpunimin tonë me Greqinë ne kemi parë të mundshme të kontaktojmë me Ministrinë e Shëndetësisë, me drejtorinë farmaceutike të Greqisë, për të kombinuar më mirë importin e barnave, si dhe për t?i prerë rrugë importeve të parregullta me ato që ne bëjmë të rregullta me vendin tonë. Barnat e ardhura si ndihmë humanitare nga shoqatat, kanë qenë me skadenca jo të largëta dhe mundet që ndonjë prej tyre mund të ketë qenë edhe e skaduar. Por tani kjo periudhë ka kaluar. Ato barna të mbetura nga misioni për Kosovën tashmë janë grumbulluar dhe po detoksifikohen. Kohët e fundit në kemi marrë dhe një vendim, që për t?i pasur më në korrent kontrollin e tyre, ne brenda vitit që jemi, do pajisim kutitë e ambalazhit me një etiketë nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave?.

Në këto kushte kontrolli shtetëror është shumë i rëndësishëm, pasi klientët nuk kanë mundësi të verifikojnë prejardhjen e ilaçeve. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë kërkon që të rritet bashkëpunimi me laboratorin kontrollit të barnave dhe mekanizmave të tjera./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended