Perfundon stervitja ushtarake "Dragon 2000" - (1 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ka përfunduar me një ceremoni ushtarake stërvitja e bashkëpunimit ?Dragon 2000?. Në ambientet e Akademisë Ushtarake, drejtues të lartë të NATO-s, që kanë udhëhequr për një javë stërvitjen në terren, kanë bërë sot konkluzionet dhe falenderimet për përfaqësuesit ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse, në prani të Presidentit Rexhep Meidani dhe Ministrit të Mbrojtjes Hajdaraga.

Gjenerali Akbash, komandant drejtues i stërvitjes për pjesën juglindore, ka cilësuar të suksesshëm këtë stërvitje, në emër të bashkëpunimit të vendeve të NATO-s me vendet partnere. ?Stërvitja ishte e një niveli të lartë ushtarak, si nga pesë vendet përfaqësuese të NATO-s dhe për nëntë partnerët e përfshirë në ?Dragon 2000?, u shpreh gjenerali Akbash, duke shpërndarë dhe distinktivat e stërvitjes.

Civilë dhe ushtarakë shqiptarë janë falenderuar nga drejtuesit e NATO-s, për bashkëpunimin në ?Dragon 2000?. Presidenti Meidani, ka falenderuar NATO-n, që zgjodhi Shqipërinë si partnere për stërvitjen e nivelit të lartë ushtarak. Më pas ceremonia ka vijuar me parakalime të trupave nga vendet pjesëmarrëse./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/