Varferia e shqiptareve (24 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në samitin e G8-ës që sapo u mbyll në Japoni, u vërejt se në botë ka 1.2 miliard njerëz që rrojnë me më pak se 1 dollarë në ditë. Pak kohë më parë dhe Shqipëria pranoi se bën pjesë në listën e të varfërve të planetit. 1 dollarë në ditë është e barabartë me 4200 lekë në muaj për njeri.
Në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar është hartuar programi për reduktimin e varfërisë. Gjatë dekadave të fundit, vendet e varfëra u bënë dhe më të varfëra, ndërsa të pasurit edhe më të pasur. në përgjithësi bota sot është më e pasur, por ajo që ka dështuar është ndihma për të mjerët.
Ndërsa në samitin e Tokios, 8 më të mëdhenjtë e botës u zotuan të përgjysmonin të sëmurët me SIDA, turbekuloz dhe të ulin anafalbetizmin. Një pikë që u intereson mjaft dhe Shqipërisë është vendosmëria për të luftuar kundër emigracionit të paligjshëm dhe skllavërisë së qënieve njerëzore./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/