Top News - U prek nga koronavirusi/ Bolsonaro reklamon hidroksiklorinën

  • 4 years ago
Pas muajsh promovimi të një ilaci anti malarje, si trajtim për koronavirusin e ri, presidenti brazilian, jair bolsonaro po e kthen veten në një rast testimi live para milionë njerëzish ndërsa gëlltit pilulat e hidroksiklorinës në median sociale dhe inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Këtë javë, bolsonaro tha se kishte rezultuar pozitiv për virusin por se ndihej mirë falë hidroksiklorinës. Disa orë më vonë ai ndau një video të tijën duke gëlltitur atë që ai tha se ishte doza e tij e tretë. ?Unë i besoj hidroksiklorinës?, tha ai duke buzëqeshur. ?Po ju??

Të mërkurën, ai sërish foli për të mirat e ilacit në facebook dhe pretendoi se kundërshtarët e tij politik po bënin fushatë kundër tij. Një seri studimesh në britani dhe shba, por edhe në OBSH, kanë dalë në përfundimin se klorokina dhe hidroksiklorina janë jo efikase ndaj covid 19, dhe ndonjëherë edhe vdekjeprurëse për shkak të efekteve anësore të tyre në zemër. Disa studime janë anuluar në fillime për shkak të këtyre efekteve anësore. Vec bolsonaros, edhe presidenti donald trump ka promovuar hidroksiklorinën si trajtim për covid 19, por klorokina, një version më toksik i ilacit i prodhuar në brazil, është promovuar me më shumë entuziazëm nga bolsonaro që mendon se virusi është i paevitueshëm dhe për më tepër, nuk është një problem serioz mjeksor.

Sipas shumë kujt, bolsonaro është bërë tani djali i posterit për kurimin e covidit me hidroksiklorinën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bolsonaro#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended