Mijëra kosovarë mësyjnë bregdetin e Shqipërisë, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Radha e automjeteve në rrugën e kombit ishte kilometrike mëngjesin e kësaj të shtune .Mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.Në Morinë policia kufitare punon me 6 sportele e me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi. Destinacionet më të preferuara për kosovarët mbeten Durrësi dhe Shëngjini.Transporti publik në Kosovë nuk është ndërprerë duke respektuar protokollet sanitare pasi një numër i madh autobusësh hyrë në Shqipëri.Shtimi i rasteve me Covid-19 në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri.