Rikonstruksioni në aksin Fushë Krujë-Vorë, punimet në të dyja korsitë shkaktojnë radhë kilometrike

  • 6 years ago
Në aksin Fushë Krujë-Vorë punimet kanë mbi një muaj që kanë filluar, e megjithatë, rikonstruksioni i plotë ende nuk është arritur.

Report Tv raporton se në aksin në fjalë po kryhen punime në të dyja korsitë njëkohësisht, metodë kjo e cila nuk aplikohet në asnjë vend. Qytetarët që udhëtojnë në drejtim të Durrësit ose Rinasit, janë të detyruar të përshkojnë më shumë se dyfishin e rrugës prej 11 kilometra, pasi fillimisht i duhet të bëjnë xhiron nga Kamza e më pas të marrin autostradën Tiranë-Durrës ose Tiranë-Rinas.

Këto punime kanë sjellë gjithashtu një trafik kilometrik nga Fushkruja në drejtim të Rinasit, nga Vora në drejtim të Fushë Krujës por edhe nga Fushë Kruja në drejtim të Tiranës, konkretisht në afërsi të Urës së Tapizës.

Recommended