Report TV -Radhë kilometrike në Morinë edhe në shtator! Kosovarët s'braktisin bregdetin shqiptar!

  • 4 years ago
KUKËS- Shqiptarët e Kosovës vijojnë t'i qëndrojnë besnik bregdetit shqiptar dhe nuk e kanë braktisur atë as në muajin shtator. Radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Morinit janë shndërruar në normalitet dhe nuk kishin si të mungonin as këtë fundjavë.

Mbi 15 mijë pushues kosovarë kanë hyrë në Shqipëri gjatë mëngjesit të sotëm, teksa po punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë me 6 sportele.