Basha njofton partinë për përzgjedhjen e garuesve për deputet dhe bashki

  • 4 years ago
Pothuajse 10 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare demokratet nisën këtë te enjte përgatitjet për betejën elektorale te 2021.

Për herë te parë kandidatet për deputet dhe kryetarë bashkie dhe deputetë do te perzgjidhet nga anëtarësia përmes parimit një anëtar një votë.

Procesi do te realizohet ne katër faza. Nis me identifikimin dhe propozimin e kandidatëve nga anëtarët. Secili nga anëtarët ka te drejtën e propozimit vetëm te një kandidature, ndërkohë i jepet mundësi edhe te vetëpropozohet.

Faza e dytë, e cila nis ne fillim te gushtit ka te bëjë me filtrimin e kandidaturave nga Komisioni i Vlerësimit të figurës dhe pastërtisë se kandidatëve, anëtarët e te cilit do te jenë ish drejtues te lartë te partisë dhe personalitete te shoqërisë civile dhe akademike. Kandidatëve u kërkohet te plotësojnë një formular ku duhet te deklaroj e nëse janë përdorues te lëndëve narkotike, te deklarojnë pasurinë si dhe nëse janë dënuar në Shqipëri apo jashtë vendit.

Faza e tretë parashikon konsultimin e listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë. Ndërkohë ne fund procesi mbyllet me zyrtarizimin e listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar një ndër organet me te larta drejtuese te PD.

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike ne zgjedhjet e fundit ishte gjithë surpriza. Lulzim Basha u kritikua për përjashtimin e emrave me vlerë dhe kontribut historik, gabim mesa duket nuk do përsëritet pasi lidershipi i partisë ka vendosur te heqë dore nga pushtetin i tij ne hartimin e listave duke ia kaluar anëtarësisë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#PD#TopChannel

Recommended