PD, Kandidatët nga anëtarësia/ Basha njofton partinë për përzgjedhjen e garuesve...

  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e PD.


Partia Demokratike fillon kështu nga sot përzgjedhjen e kandidatëve për deputet duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale.

Top Channel zbardhi udhëzimin që iu shpërnda sot kryesisë së partisë ku parashikohen rregullat e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza.

Të vetmit që nuk do të mund të jenë pjesë e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, kanë qenë funksionar të lartë para viteve 90 apo bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

? Identifikimi i kandidaturave të mundshme, sipas udhëzimit që kryesia e PD ka në dorë parashikohet propozimi nga anëtarët partisë në grup-seksione ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojnë vetëm një kandidat.

Kjo faze parashikon edhe vetë propozimin nëse ka mbështetje të 10 anëtarëve të partisë.

? Faza e dytë seleksionimi i kandidatëve ku parashikohet ngritja e një komisioni që vlerëson kandidatet sipas kritereve, integritetit, pastërstisë së figurës, popullaritetit etj.

-konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e partisë. Në këtë fazë anëtarësia voton kandidatë përmes parimit një anëtar një votë.

? Kryesia miraton kandidatët përfundimtar duke ja kaluar për votim përfundimtar këshillit kombëtar.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#PD#TopChannel

Recommended