Basha mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar, diskutime për buxhetin dhe zgjedhjet lokale

  • 5 years ago
TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së grupit, pika e parë që është diskutuar në grup lidhej me aktivitetin e së seancës së enjte parlamentare për buxhetin e 2019.

Ndërkohë që në Kuvend pritet që të diskurtohet ligji për buxhetin e vitit 2019, PD-ja ka thirrur në biznesmenë dhe ekonomisë për ta diskutuar buxhetin e ri me ta.

Çështje të tjera të diskutuara në mbledhjen e grupit janë: mbështetja e protestës së banorëve tek Unaza e Re; përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë, ku Basha kërkoi që procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme për t'i paraprirë mbledhjes së Kuvendit kombëtar më 15 dhjetor.

Ne duhet të vazhdojmë të diktojmë axhendën politike të vendit, ashtu siç kemi bërë deri më tani.

Lulzim Basha, kreu i PD-së
Mësohet se menjëherë pas mbledhjes së Kuvendit kombëtar të PD-së do të nisë edhe ngritja e shtabeve elektorale duke hedhur poshtë dyshimet se opozita do të bojkotonte zgjedhjet.

Një pikë tjetër e diskutuar gjatë mbledhjes është edhe informimi për misionin e Komisionit të Venecias, opinion i të cilëve mbi Vettingun e politikanëve pritet që të dalë pas dy javësh.

Recommended