#tvora #rtvoranews Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në RTV Ora, u shpreh se kryeministri Ram kërkon që t?i ikë dakordësisë së arritur për reformën zgjedhore.
Sipas tij, Rama e bën këtë pasi kërkon që të bllokojë procesin e integrimit të vendit tonë në BE.
Braimllari: Rama është dredharak dhe tentoi që t?i ikë dakordësisë, si për të zgjidhur një krizë politike ashtu edhe për të çuar përpara një reformë zgjedhore. Asnjë partie nuk i intereson, pasi pikë së pari i intereson qytetarëve dhe rivendosjes së demokracisë. Edi Rama i iku kësaj dakordësie, nxjerr në parlament deputetë të sponsorizuar nga ai, pasi i intereson kaosi. Gjithë kjo përpjekje te tij për të rrënuar këtë dakordësi, i intereson pasi do që të bllokojë procesin e integrimit.
Opozita ka kushtuar gjithë energjitë e saj në mënyrë që kjo marrëveshje t?u shërbejë qytetarëve të këtij vendit, procesit zgjedhor dhe integrimit. Unë besoj se do të ecë para se nuk ka ku të shkojë. Ramës i ka rënë maska i cili prish dakordësinë. Rama ka bllokuar parlamentin për këshillin lokal të Fierit ndërkohë nuk kalonin ligjet dhe proceset integruese. Është proces i bërë disa herë nga Rama, pasi do që të manipulojë procesin zgjedhor, sepse vetëm kështu ka shpresë për të zgjatur pushtetin e tij të degraduar.
Braimllari shtoi se garancitë e arritura në këshillin politik nuk janë vetëm për të shkuar me rregulla të barabarta në zgjedhje, por kanë të bëjnë edhe me pushtetet e vendosura nga Be për negociatat.
Be the first to comment