Kongresi i PS, Koçi dhe Malaj interviste- (15 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në prag të Kongresit të Partisë Socialiste sekretari organizativ i saj Petro Koçi, ka sqaruar sot për Tv Klan, se Kongresi i 4 i PS nuk është zgjedhor, por vjetor. Përveç analizës së punës së partisë në këtë forum do të legjitimojnë dhe ndryshimet në statut, por njëkohësisht do të miratohet dhe platforma elektorale e partisë.

Përsa i përket ndryshimeve në statut kjo parti pas kongresit do të ketë kryefinancierin dhe komisionin e garancive statutore, të cilat do të zgjidhen në këtë forum. Pas deklarimit të Dokles se do të mbajë vetëm funksionin e nënkryetarit të parlamentit duke hequr dorë nga ai i sekretarit të përgjithshëm të partisë, selia rozë është e mendimit që KPD të mblidhet pas kongresit. Lidhur me këtë sekretari organizativ Koçi sqaron:

Petro Koçi:- ?Kjo është një çështje që duhet të zgjidhet pak më vonë, sepse Namiku dhe shumë shokë të tjerë janë të ngarkuar me detyra konkrete, për zhvillimin me sukses të Kongresit të 4 të partisë?.

Gazetarja:- Deri në sa kandidatura e lejon statuti i PS dhe cilat janë kandidaturat?

Petro Koçi:- ?Po nuk ka kandidatura sepse edhe deklarimi i zotit Dokle ka qenë në media dhe ne nuk kemi zhvilluar ndonjë kontakt në forum lidhur me këtë çështje. Konkurenca është e hapur, nuk ka ndonjë kufizim në statut për numrin e kadidaturave?.

Emrat e lakuar si kandidatët më të mundshëm për sekretar të përgjithshëm të PS, janë Pandeli Majko, Gramoz Ruçi dhe zv/ministri i Shëndetësisë Gjegj Koja. Ndërsa Arben Malaj njëri prej emrave të kësaj liste për Tv Klan është shprehur:

Arben Malaj:- ?Unë dua të jap një mesazh që jam kundër klaneve në PS, sepse më shumë se interesat e individëve, PS ka një detyrim që të fitojë me çdo kusht zgjedhjet. Besoj që duke mos kandiduar jap një kontribut në këtë drejtim?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended