Debate në PS, Pandeli Majko intervistë - (2 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Menjëherë pas debateve të djeshme në Tryezën Kombëtare të Sigurisë, ku replikat percepituan nga çështja e sigurisë në inate personale dhe ironira të rstit të kryetarit Nano ndaj Majkos ka reaguar sot për Tv Klan ish-kryeministri Majko.

Pandeli Majko, deputet i PS:- ?Unë mendoj që debatet që zhvillohen aktualisht kanë të bëjnë me nje varg shqetësimesh, të cilat shtrohen përpara situatës që po kalon vendi dhe normalisht PS është duke diskutuar një varg momentesh të cilat reflektojnë problemet me të cilat çdo njeri, qoftë edhe politikanët e thjeshtë ballafaqohen në vargun e problemeve të ditës. Sigurisht që këtu insinuatat mund të jenë të shumta, por dëshiroj të them që diskutimi ka qenë përgjithësisht korrekt. Sigurisht diskutimet në PS nuk mund të kuptohen pa ironitë përkatëse. Unë i përmbahem mendimit që të gjithë së bashku duhet të orientojmë një situatë të tillë që të jemi efektivë?.

Gazetarja:- Zoti Majko a ndiheni i fyer pas një sërë deklaratash të djeshme të kryetarit Nano?

Pandeli Majko, deputet i PS:- ?Jo mendoj që duhet të anashkalojmë, nuk e shtroj këtë vetëm ndaj vetvetes si problematikë, sepse në këto momente e përsërisë për të gjithë ne socialistët e rëndësishme është të kuptojmë se kemi disa detyrime të cilat i kalojnë detyrimet personale. Ne fund të fundit majko është akuzuar edhe si organizator i 14 Shtatorit, por megjithatë unë mendoj që këto gjëra tani janë të tejkaluara dhe mbi të gjitha kemi kuptuar se çfarë na bashkon dhe çfarë na ndanë. Sigurisht që ka dallime midis nesh, ka koncepte të ndryshme midis nesh, por ka një elektorat i cili na ka vënë një detyrim shum të madh të ruajm një vend të stabilizuar dhe duke ecur përpara?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended