Kongresi i PSD, fiton Gjinushi - (11 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Me shumicën absolute prej 99.98% të votave të delegatëve të Kongresit të 3-të, Skëndër Gjinushi është rizgjedhur kryetar i kësaj partie me një mandat tjetër 4-vjeçar. Pas numërimit të votave në selinë e PSD deri në orët e vona të mbrëmjes, komisioni i kryesuar nga zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Pajtim Bello, shpalli rezultatin.

Pajtim Bello:- ?Nga 495 fletë votimi të vlefshme, për zotin Skënder Gjinushi janë, fletë votimi pro 493, fletë votimi kundër 2?.

Gjinushi udhëheq socialdemokratët që nga viti 1991. Pas shpalljes kryetar, Gjinushi tha se së bashku me socialistët duhet krijuar e majta e bashkuar për t?i fituar 70% të votave në zgjedhje. Votimi për këtë objektiv dhe ndryshimet statutore u bë me duartrokitje nga salla. Megjithatë Gjinushi tha se i takon PS që në kongresin e saj të katërt të pranojë marrëveshjen me PSD në të kundërt kjo parti mund t?i fitoj dhe e vetme zgjedhjet.

Në listën prej 101 anëtarësh të këshillit të ri kombëtar socialdemokrat nuk janë përfshirë fraksionistët Dhori Kule, Ylli Pango e Bari Myftari, të cilët e kanë cilësuar të manipuluar këtë kongres.

Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- ?Me këtë shfaqem hapur që nuk jemi dakort që ministrat të anatemohen nëpër media, veçanërisht nga aleatët ose nga institucionet e shtetit, sepse edhe në qoftë se ka probleme ato debatohen edhe në tavolinë dhe s?ka pse të bëhen objekt mediash dhe të deformohen?.

Me rizgjedhjen kryetar të Skënder Gjinushit ka mbyllur punimet Kongresi i 3-të i socialdemokratëve. Kongresi është zhvilluar në atmosferë të qetë, pa konflikte dhe incidente./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/