Skender Gjinushi: PSD ne keto zgjedhje ka qene mese korrekte (20 tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kryesocialdemokrati Gjinushi ka protestuar ndaj KQZ-së që sipas tij po përdor makinacione për të ulur rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet lokale Gjinushi kërkoi nga socialistët mbylljen përfundimtare të çeshtjes Orikum.
"Duke përgënjeshtuar të gjitha këto lloje shpifjesh, veçanërisht atë që lidhet me të quajturën Orikum që ku PS-ja e Vlorës kërkon të lajë atë çfarë ka gatuar vetë dhe që siç dihet shumë mirë PSD-ja ka qenë mëse korrekte dhe të gjitha çfarë thuhen aq më tepër në adresë time janë totalisht makinacione sepse nuk mund të ndalojë policia një njeri që shoqërohet nga policia dhe që policia ka detyrë vetëm t'a shoqërojë dhe t'i garantojë paprekshmërinë. Nuk ka patur asnjë konflikt midis nesh dhe policisë në mënyrë absolute sepse nuk ka patur asnjë pjesëmarrje në procesin zgjedhor. Në orën 10:00 kishin mbaruar zgjedhjet madje fitimtarët në thonjëza festonin tashmë diku gjetkë dhe ne sikurse kemi kërkuar llogari as çfarë kanë bërë gjatë ose pas orës 10:00. Rrjedhimisht nuk i japim askujt llogari se çfarë bëmë ne në ora 10:00 në Orikum, Vlorë apo kudo qoftë."
Socialdemokratët kanë vendosur në këshillin kombëtar që të qëndrojnë në koalicionin e majtë me synimin për të fituar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 150 mijë vota./tvklan.al

Gazetare: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/