Andrea 1 170620Bekteshi tentoi me kërkim falje të justifikojë gabimin me fotot

  • 4 years ago
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vetëm me kërkim falje u përpoq ta justifikojë gabimin me fotot që u shfaqën në platformën "Pushime në shtëpi". Sidoqoftë, pasi insistuan gazetarët, ai pranoi që do të merren masa dhe do të ketë përgjegjësi, por vetëm nëse përcaktohet se gabimi është bërë me qëllim.

Në platformën për fituesit e kuponëve të turizmit vendas kishte një liqen gjerman dhe një francez.

Nëse është bërë gabim i qëllimshëm, sigurisht që do të ketë përgjegjësi, por duhet të kihet parasysh që brenda shtatë ditëve të krijohet një platformë, të përgatitet në një mënyrë kaq transparente, dhe të lëshohen 117 mijë kuponë, mendoj se sektori ka njohuri dhe punon në mënyrë profesionale", tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Platforma "Pushime në shtëpi" u lansua tre ditë më parë, por u prit me tallje në mediat sociale, duke shkaktuar një reagim edhe nga autori i imazhit nga qyteti gjerman Konigse. Qytetarët filluan të ndajnë foto nga destinacionet turistike në botë, me një përshkrim se ato janë pamje nga Maqedonia. Kështu që Liqeni i Dojranit u zëvendësua me një fotografi të Maldiveve, Kullën e Sahatit në Manastir me Big Benin në Londër, dhe të ngjashme.  Pas kësaj, Ministria e Ekonomisë ndryshoi fotografinë me një peizazh nga Ohri. Kjo masë parashikon dhënien e një kuponi prej 6,000 denarëve, që qytetarët do të mund ta përdorin në të gjitha objektet gastronomike në vend. Përfshihen edhe qytetarët e punësuar, të ardhurat mujore të të cilëve nuk kalojnë më shumë se 15 mijë denarë. Kuponat janë planifikuar të jepen për 117 mijë qytetarë.

Andrea Çobanova

Recommended