Fier, të dielën u martua, të hënën djeg shtëpinë burrit, policia: Tentoi të mbysë dhe 2 vajzat e saj
  • 6 years ago
Fier- Polica e Fierit zbardh detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Grecalli të Fierit ku shtetësja Rudina Kishta, 42 vjeçe i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj. Policia thotë se gruaja para këtij akti ka tentuar të mbysë edhe dy vajzat e saj të mitura.

Burime të Shqiptarja.com dhe Report Tv bëjnë me dije se dy vajzat janë shpëtuar rastësisht nga një kalimtar i rastit. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka parë skenën dhe është afruar. Në polici ai ka thënë se ka parë gruan teksa iu zhyste kokën në ujë vajzave të mitura, por ka mundur ta ndalë.

Mësohet gjithashtu se të miturat janë marrë në mbrojtje dhe janë transferuar në një institucion kujdesi në kryeqytet.Policia e shoqëroi një ditë më parë gruan 42-vjeçare për ta marrë në pyetje. Kjo e fundit, sipas burimeve, ka thënë se nuk e ka vënë ajo flakën edhe pse ka qenë e mërzitur me burrin. Ajo ka treguar se sapo ka dalë në oborr ka parë flakët të cilat sipas saj, mund të kenë ardhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike.

Bashkëshorti i saj, Ardian Gjika tha se e kishte marrë në shtëpi një ditë më parë dhe pas një sherri Rudina iu kishte bërë gjëmën.

"Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë"

Ardian Gjika

Për ngjarjen foli edhe kryefamiljari Trifon Gjika vjehrri i Rudinës, i mbetur mes katër rrugëve pasi shtëpia ku jetonin u shkrumbua komplet, pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës.

Njoftimi i plotë i policisë
Recommended