Zymberi përgjigjet për kritikat e shumta ndaj pranimit të kërkim faljes së Angellovit

  • 5 years ago
Në emisioni 200 në televizionin Alsat, ish komandanti i policisë ushtarake në UÇK, Abedin Zymberi i'u është përgjigjur reagimeve të shumta ndaj gjestit të tij të faljes. Zymberi kishte pranuar kërkim faljen e Angellovin para pak ditësh gjatë vizitës së Angellovit në varrezat e 10 anëtarëve të familjes Zymberi të cilët kanë humbur jetën gjatë konfliktit të vitit 2001. Ish komandanti i zonës operative në Likovës tha se ky vendim ishte i rëndë, mirëpo ritheksoi se këtë vendim duhet ta përkrahin të gjithë ata të cilët kanë vizion për të ardhmen.

Recommended