Ora News - Tiranë: 100 gram tritol lokalit përballë "Petro Ninit" kamerat filmojnë autorin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një sasi prej 100 gram tritol ka shpërthyer në një lokal në zonën e Bllokut në Tiranë rreth orës 03: 00 të mengjësit të 11 qershorit.

Lokali ndodhet përballë shkollës "Petro Nini Luarasi", në katin e parë të një pallati banimi.

''Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën "Deshmoret e 4 shkurtit" ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese'', informoi policia.

Kamerat filmuan autorin- Kamerat e sigurisë së lokalit kanë xhiruar momentin kur një person ende të paidentifikuar i cili ka lënë lëndën plasëse dhe më pas është larguar mes rrugicave. Lënda plasëse është vendosur në hyrje të lokalit në pronësi të Koçollarit, i cili kishte pak ditë që e kishte hapur.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm ndërsa ka tmerruar banorët e zonës, të cilët shprehen se janë tmerruar nga zhurma e shkaktuar nga shpërthimi.

"Tmerr jemi lemeritur. Ishte i fortë" thotë një qytetare.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka qytetarë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Përveç dëmeve në lokalin e Koçollarit, dëmtime të shumta kanë pësuar dhe bizneset përreth.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/tirane-shperthen-lenda-plasese-ne-nje-lokal-ne-oren-0300-te-mengjesit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/6YIGWVGz_fg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv