Top News - Atentati me snajper/ Policia gjen prova në vendngjarje

  • 4 years ago
Që prej ditës kur u shënua atentati ndaj Ardian Capjajt e deri më sot, policia ka mbajtur në vëzhgim të gjithë zonën e Krastës, andej prej nga u qëllua me snajper. Një ndërtesë dykatëshe e pabanuar mendohet të ketë qenë streha e ditëve, apo orëve të gjata të përgatitjes së atentatit, vend, në të cilin policia ka kryer veprime proceduriale.

Në ndërtesë, burimet thonë se janë gjetur bishta cigaresh, si dhe disa tulla të lëvizura tek të cilat mund të kenë mbetur shenja të gishtave. Fillimisht u mendua se qitja mund të ishte bërë në këtë pikë, por më pas nga hetimet rezultoi se është bërë në një tjetër vendndodhje.
Prokuroria mendon se snajperi ka qëlluar pikërisht në këtë pikë, në hyrje të Kodrës së Krastës. Zona është e lartë, ndërsa ka fushëpamje të rrugës, në të cilën mendohet se ka dalë Ardjan Çapja nga vila për në biznesin në pronësi të tij.

Dyshohet se arma e kalibrit të lartë ka qenë e fiksuar në makinën, e cila dyshohet e vjedhur. Ekspertët mendojnë se atentatori është i mirëpërgatitur si forcat komando apo ato RENEA, ndërsa ka llogaritur çdo detaj për vrasjen e 55-vjeçarit.
Atentatori ka qëlluar në një distancë rreth 300 metra, ndërsa nuk mundi ta eliminojë objektivin e tij. Në të gjithë zonën janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndonëse u shoqëruan mbi 30 persona.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdianCapja#Renea#TopChannel