Ora News - Vrasja e shqiptarit në Janinë, policia gjen në vendngjarje 13 thasë me drogë dhe 2 armë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia greke ka dalë me një komunikatë zyrtarë për ngjarjen ku u vra një shqiptar në Janinë, pas një shkëmbimi me armë.

Sipas policisë patrulla u qëllua papritur nga persona të panjohur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 thasë me drogë, me një peshë totale 166.2 kg dhe dy armë zjarri kallashnikov.

"Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë një shtetas shqiptar i moshës 39 vjeç dhe u plagos lehte një polic. Vazhdon operacioni për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë", thuhet në njoftimin e policisë helene.

Incidenti u shënua rreth orës 18:00 me orën lokale të 22 nëntorit.

Sipas mediave greke, grupi prej tre personash po transportonte për në Greqi lëndë narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-shqiptarit-ne-janine-policia-gjen-ne-vendngjarje-13-thase-me-droge-dhe-2-arme

Recommended