Report TV - Kanabis në gomën e 'Toyota'-s, shikoni momentin kur policia gjen drogën në Kakavijë

  • 6 years ago
KAKAVIJË - Dështon një tentativë trafikimi droge drejt Greqisë. Policia Kufitare Sekuestron rreth 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën narkotike. Droga ishte fshehur brenda gomës së automjetit. Policia ka shpërndarë edhe pamjet teksa çahet goma e makinës tip "Toyota Rav" për të nxjerrë prej aty 14 pako me lëndë narkotike të llojit kanabis.

Në prangat e policisë ra Skerdi Hasani, 32 vjeç, banues ne Memaliaj. Destinacioni i lëndës narkotike ishte Greqia.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të masave të marra nga ana e Policisë Kufitare për rritjen e forcës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, si dhe mallrave kontrabandë, veprimtari kjo që mund të zhvillohet duke përfituar edhe nga fluksi në rritje i turistëve dhe shtetasëve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit dhe vijnë për pushime në Shqipëri, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë automjetin ?Toyota Rav?, që drejtohej nga shtetasi Skerdi Hasani, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi.

Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban të cilat dyshohet se janë të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Recommended