#tvora #rtvoranews E ftuar në emisionin ?Ditë e Re?, ka qenë e ftuar gazetarja e njohur Iva Tiço e cila ka folur për ngjarjen e fundit që ka ndodhur në Kavajë, ku një vajzë minorene është abuzuar nga një 65-vjeçar.
Ajo shpreson që kjo çështje të mos kthehet politike, por politika të forcojë ligjet e saj dhe të japë denimin maksimal për këtë abuzues dhe se minorenët duhet të marrin dënimin që meritojnë dhe të mos ketë një gjykim të shkurtuar.
Iva i bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në manifestimin paqësor në orën 16:00 kundër fëmijërisë së vjedhur me moton "Ngri ti zërin për ato që nuk kanë zë".
?Shpresoj që të jemi sa më shumë njerëz në tubimin e orës 16:00. I bëra thirrje të gjithë personazheve publike të marrin pjesë. Do doja të mos shfrytëzohej politikisht. Politika të merret me ligje të forta për ata që përdhunojnë e ngacmojnë dhe jo gjykime të shkurtuara.