Gramoz Ruci takim ne Elbasan (28 Prill 2000)

  • 4 years ago
Partia Socialiste denoncon publikisht aktin e dhunimit të memorialit të Azem Hajdarit në Memaliaj. Kështu ka deklaruar kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruçi në Elbasan. Çdo dhunim i figurës së çdo qytetari në Shqipëri ne e dënojmë aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga figurat qëndrore të Opozitës, ka deklaruar Ruçi.
" Unë mbrëmë jam njohur me këtë rast. Shpreh keqardhjen time në dy plane. Në planin e parë që vetë PD-ja po qarkullon me jetën që dha vetë Azem Hajdari dhe në radhë të dytë indinjohem, distancohem dhe dënoj çdo akt të tillë për këdo qytetar shqiptar dhe aq më tepër për një ish politikan dhe lider të opozitës shqiptare."
Duke folur për mitingun e paralajmëruar të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në Vlorë, kryetari i grupit parlamentar u shpreh:
" Nëse Sali Berisha vete në Vlorë do ti kërkojë falje publike popullit të Vlorës për djemtë dhe vajzat e vrara si dhe për paratë e vjedhura dhe un do ta përshëndes gjatë takimit të tij. Nese do të vejë për të mashtruar, vlonjatët nuk e hanë sapunin për djathë, në rrugë demokratike do ti japin përgjigjen e merituar, Saliut sot apo mua nesër.

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended