Gramoz Xhaferraj i përgjigjet akuzave - (5 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një ditë pas akuzave të prokurorisë për shpërdorim detyre drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gramoz Xhaferraj i mohoj ato në një konferencë shtypi. Sipas Xhaferrit e gjithë historia nis pas një kontrolli revizioni në burgun e Lezhës nga i cili rezultoi se shefi i prapavijës së këtij burgu Xhemal Disha kishte mangësira financiare në një shumë prej 700 mijë lekësh. Vetëm pak kohë më pas Disha fillon punë në drejtorinë e doganave. Në këto kohë thotë Xhaferraj kam ardhur në postin e kryegardianit, por pasi është vënë në djeni ai i ka bërë një procesverbal drejtorisë së doganave ku e njh për aktivitetin e Dishës.

Gramoz Xhaferraj:- ?Për shumicën e shkeljeve të kostatuara përgjegjësia bie kryesisht mbi personin e lartë përmendur, prandaj po përgatitet kallzimi penal në organet e prokurorisë. Kjo është shkresa që kam bërë unë. Realisht punonjësit të cilit unë i drejtohem drejtorisë së përgjithshme të doganave, nuk kam marrë asnjë njoftim nga kontrolli i revizionit?.

Pas kësaj Disha pushohet nga puna. Disa kohë më vonë me kërkesën e vetë Dishës kryegardiani Xhaferraj e njeh drejtorinë e doganave se ish-vartësi i tij nuk është në ndjekje penale dhe pse është bërë kallzim për të. Por gjithçka sipas Xhaferraj mbi falin apo jo të Xhemal Dishës do ta vendoste gjykata, fakt që nuk është bërë ende i njohur. Ndaj shkresa e firmosur ndaj tij nuk ka sesi të quhet e paligjshme. Nuk kam frikë tha Xhaferraj të shkoj në gjyq, por çështja nuk ka shkuar ende në gjykatë, ndërkohë që kryeprokurori Rakipi e pohoi edhe sot se dosja Xheferraj tashmë ndodhet në gjykatën e Faktit Tiranë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj