Gramoz Ruci shpjegon rruget e kompromisit me opoziten (30 Maj 2000)

  • 4 years ago
Mazhoranca parlamentare socialiste nuk ka pranuar propozimin e opozitës për kthimin e kodit elektoral në Parlament dhe shpërbërjen e Komisionit Qëndror Zgjedhor. Gramoz Ruçi ka shpjeguar sot të vetmet rrugë që mbeten për kompromis me opozitën.
" Nuk bëhet fjalë për të rikthyer kodin elektoral në Parlament. Kodi elektoral tashmë është miratuar nga Parlamenti, është dekretuar nga Presidenti dhe është botuar në fletoren zyrtare. Kështu që dhe në mbështetje të Kushtetutës dhe të rregullores që ka Parlamenti ka vetëm dy alternativa, nëse kodi elektoral nga minoranca atakon në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo e kthen atë, ose minoranca apo qoftë dhe një deputet propozon, e shikon pranë Parlamentit Shqiptar amendamente të veçanta për këtë kod elektoral. Pra ska rrugë për të kthyer. S'ka asnjë organ kompetetent që të rikthejë kodin elektoral në Parlament. Këto janë dy alternativat. Me siguri opozita nuk i di dhe nëse nuk i di ti dëgjojë dhe ti përdorë të gjitha mjetet që i lejon rregullorja e Parlamentit Shqiptar dhe rregullorja e Shqipërisë."

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended