#tvora #rtvoranews Konfindustria i ka kërkuar qeverisë dhe grupit të menazhimit të krizës kundër Covid-19, që të rikthejnë në normalitet jetën ekonomike për të gjitha bizneset si dhe lirinë e plotë të lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin.
Përmes një deklarate, konfindustria shpreh se këto kufizime i kanë shkaktuar një dëm kolosal ekonomisë, që llogaritet në 1,2 miliardë dollar1% për atë fomrlae, dhe mbi 2 miliardë dollarë për atë relae.
Deklarata e plotë
''Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në hapsirat gjeografike në shkallë vendi pa përjashtim dhe pa pritur afatin subjektiv kohor të paracaktuar të 1 qershorit. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytëtarëve në të gjitha qarqet e vendit.
Be the first to comment