Takimi i lidereve, te henen ne mesdite | Lajme - News

  • 4 years ago
Takimi i liderëve të partive politike parlamentare tek Presidenti Stevo Pendarovski do të mbahet të hënën në orën 12:00 kanë konfirmuar nga kabineti presidencial. Në këtë takim, liderët do të bëjnë edhe një përpjekje për arritjen e konsensusit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndryshe, liderët e shtatë partive, Kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi të martën u takuan tek Presidenti Pendarovski, por pa arritur një marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet duhej të mbaheshin më 12 Prill, mirëpo u anuluan për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev në këtë takim prezantoi qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen më 14 Qershor, ndërkaq lideri i VMRO-DPMNE-së refuzoi të flasë për datën derisa nuk plotësohen kushtet.

Partitë politike shqiptare u prezantuan me qëndrimet se ?dritën jeshile? për mbajtjen e zgjedhjeve duhet ta kenë autoritetet shëndetësore dhe se prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve. Opozita shqiptare me qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbikëqyren edhe nga Misioni i OSBE/ODIHR-it.

Presidenti Pendarovski, dje vazhdoi situatën e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë tjera.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended