Takimi i liderëve të Presidenti, mes datave 10 dhe 12 maj

  • 4 years ago
Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë pëlqimin e të dy lirëve të partive politike Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për takimin e liderëve i cili pritet të organizohet mes datave 10 dhe 12 maj. Në një intervistë për emisionin ?360 gradë? i cili do të transmetohet në ora 22.00 në Alsat, Pendarovski thotë se përveç gjendjes shëndetësore me virusin, në takim duhet të flitet edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në kushtet kur vendimi i dytë për gjendjen e jashtëzakonshme do të skadojë më 16 maj, Pendarovski thotë se do të krijohet një paqartësi tjetër juridike, mes të drejtës së Qeverisë për të sjell dekrete dhe nevojës së Kuvendit për miratimin e dekreteve që janë sjellë ose miratimin e ligjeve të reja të nevojshme për tejkalimin e situatës. Ai nuk garanton se është i gatshëm të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pafundësisht deri kur të afrohet koha për zgjedhje të rregullta në dhjetor.

Recommended