Të hënën takimi i kryeministrave të rajonit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn dhe kryeministrat e vendeve te Ballkanit Perëndimor do te mblidhen te hënën ne qytetin e Durrësit per te diskutuar rreth integrimit ekonomik te rajonit. Pjese e takimit do te jete edhe presidenti i Bankës Europiane per Rindërtim dhe Zhvillim Chakrabarti, ndërkohe qe bie ne sy se kryeministrja e Serbisë Ana Bernabic ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen ne ketë mbledhje.



Takimi do te nise ne orën 10.00 ne ambientet e vilave qeveritare e do te jete i fokusuar tek; strategjia per integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe krijimi i zonës ekonomike te rajonit dhe ne mesdite te gjithë kreret e qeverive se bashku me komisionerin per zgjerimin Johannes Hahn do te kenë nje konference per shtyp.




Nje nder çështjet qe eshte përfshire ne axhende per diskutim eshte qe qytetaret e Shqipërisë dhe Kosovës te flasin pa roaming me vendet e rajonit, nje marrëveshje qe aktualisht ekziston vetëm per 4 vende te Ballkanit Perëndimor.



Nga ana e saj Shqipëria do te prezantoje nje ide qe ka te beje me shtrirjen e internetit ne mënyre qe te gjithe qytetaret e vendeve te Ballkanit Perëndimor edhe ne zonat rurale apo te izoluara te kenë internet me shpejtësi te larte duke iu krijuar mundësi te perfitojne nga te gjitha mundësitë qe ofrohen online, duke nisur nga biznesi, shërbimet apo edhe arsimi e shëndetësia.



Pritet qe ne fund te takimit te se hënës kryeministrat te theksojnë vullnetin per te rritur bashkëpunimin ekonomik rajonal, ne mënyre qe te gjitha vendet e rajonit te përgatiten per integrimin ne tregun e Bashkimit Europian.

Recommended