Pa Gjurme- “Puthi fëmijët, nuk u kthye më kurrë”/Si e kujton sot familja major Tanushin

  • 4 years ago
Nderohen dy efektivët dëshmor të Kombit nëntetares Zerife Hasanaj dhe birit dibran Major Klodian Tanushit. Rrëfen për Report TV, bashkëshortja e major Klodianit: S'e harroj puthjen e fundit që iu dha tre fëmijëve në gjumë.Shpërthimi i eksplozivit nuk ua kurseu jetën dy efektivëve, bijës tropojane nëntetares Zerife Hasanaj dhe birit dibran Major Klodian Tanushit, gjatë një misioni ushtarak në Letoni. Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët që ranë në krye të detyrës një vit më parë në një ceremoni të posaçme, duke vendosur kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut. Bashkëshortja e major Klodian Tanushit, Semi Tanushi gjatë një lidhje live në studion e emisionit 'Pa gjurmë', nga shtëpia në Tiranë ku ajo rrit e vetme tre fëmijët e mbetur jetim, mes lotësh rrëfen takimin e fundit me Klodianin. Ai u nis herët në mëngjes në mision. Puthja e fundit që iu dha tre fëmijëve në gjumë, ishte një shenjë lamtumire e 39-vjeçarit që u kthye i pajetë në atdhe. ''Shumë i vështirë ky vit. Një dhembje shumë e madhe. I falenderoj të gjithë që na kanë qëndruar kaq afër. Plot kujtime na ka lënë. Ishte një baba shembullor për fëmijët. Telefonatat i kemi patur cdo sekond. Për shkak të situatës së vështirë. Të rrisësh tre fëmijët e vetme është e vështirë. Vajzat e kanë patur më të vështirë, për mua ishte shkatërrim. E kërkonte në telefon dhe i binte ziles duke e kërkuar. Vajza e vogël e kërkon cdo ditë. Atë ditë iku herët, i puthi fëmijët në gjumë, nuk e harroj momentin kur nuk ngopej duke i puthur. Nuk ndahej dot. Tashmë jemi bashkë në shtëpi duke kaluar këtë situatë të vështirë'', rrëfen këtë takim të fundit Semi, bashkëshortja e Klodianit.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:30 në ekranin e Report Tv

Recommended