Lajmet FAKE për tsunami në Durrës/ Ekpertët në 'Pa Gjurmë': Qetësohuni! Nuk ndodhin kurrë

  • 5 years ago
TIRANË- Në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrën e kurrës një tsunami. Është kjo deklarata e dy ekspertëve, sizmiologut Rrapo Ormeni dhe inxhinierit Arben Meçe.

Në një kohë kur shqiptarët janë në ankth, panik për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe pasgoditjeve, në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm se në Durrës do të ketë Tsunam. Kjo ka tmerruar qytetarët, por dy eksperët në emisionin "Pa Gjurmë" kanë vënë theksin se në Shqipëri nuk mund të bien kurrë Tsunami dhe për këtë kanë dhënë shpjegime konkrete.