Pa Gjurme- Vellai ne burg per vrasje, rrembehet 56-vjeçari/ Familja: Hasmi na ka bere

  • 5 years ago
Pjesa e Dytë Dt 17 Janar Me t?u kthyer një telefon bie mesditën e 6 gushtit dhe Bardha mëson se Antoni, bashkëshorti i saj nuk ishte pataqitur atë ditë në punë. Ditën e nxehtë të fillim gushtit askush nuk mësoi gjë për fatin e Antonit. Ai tashmë ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Me një vëlla në burg për vrasjen që kreu dhe më pas me zhdukjen e mistershme të 56-vjeçarit, familja dyshon se e gjitha kjo lidhet me ngjarjen që ndoqi familjen e tyre. Me vrasjen që i vëllai i Antonit, Roberti kreu vite më parë.

Në studion e ?Pa Gjurmë?, gruaja e tij, Bardha ka thënë se: ?Dyshoj se zhdukja ka lidhje me vrasjen që kreu i vëllai. Policia thotë se është duke punuar. S?kemi patur asnjë informacion, askush nuk flet. Thonë vetëm ?Pse e hëngri për vëllain e tij??. Ai ishte shumë i rregulltë, në familje dhe me njerëzit e tij. Nuk e dimë nëse është i zhdukur, apo i vrarë. S?ka marrë asgjë me vete, vetëm 1 mijë lekë të vjetra dhe ka ikur me rrobat e punës. Që nga ajo ditë nuk e pa më njeri. Ne jemi të ngujuar, s'dalim dot se kemi frikë nga gjakmarrja."

Recommended