SHBA mijëra dollarë për trajtimin nga koronavirusi, njerëzit e kalojnë me antigripalë!

  • 4 years ago
Në Shtetet e Bashkuara, teorikisht ndërhyn shteti në situata emergjencash, por ka pasur dhe raste kur qytetarë të kthyer nga Kina dhe të vendosur ne karantinë kanë parë t`u mbërrijnë fatura marramendëse.

Jo për karantinën vetë por për udhëtimin, transportin me autoambulancë dhe kontrollet mjekësore që kanë pasuar testet. Me eksperienca të tilla, janë përballur mjaft njerëz të shqetësuar se mund të jenë prekur nga koronavirusi.

Në shumë shtete atje, testi bëhet falas, por kujdesi shëndetësor pas tyre duhet paguar. Këtë gjë e denoncoi Miami Herald, i cili nënvizon rastin më flagrant, atë të Frank Wucinsky, qytetar amerikan dhe resident në Wuhan të Kinës. Ai u kthye së bashku me të bijën 3 vjeçare Annabel, dhe qëndruan për dy javë në karantinë në një strukture ushtarake të San Diegos.

Këtu nuk pagoi asgjë, por kur arriti në shtëpi tek prindërit në Pensilvani e priste një faturë prej 3.918 dollari për shpenzime të ambulancës, radiologjike dhe vizita mjekësore të kryera jashtë strukturës. Sistemi shëndetësor në SHBA është mjaft kompleks, I artikuluar në një rrjet sigurimesh e policash shëndetësore me nivele të ndryshme mbulimi, thonë mediat e huaja.

Janë thuajse të përditshme ankesat për policat, që supozohet të mbulojnë shpenzimet, por të themi ndonëse mbulojnë kolonoskopinë, pacienti zbulon që nuk paguhet dhe anestezisti. Frika e virusi të ri mendohet se mund t`i shtyjë njerëzit të përpiqen t`ia hedhin me ilaçe antigripale të blera në farmaci në vend që t`i hyjnë kontrolleve të kushtueshme mjekësore. Në fakt, nuk duket rastësi, sic thotë Corriere dellla Sera, një studim i fundit i cili del me hipotezën se virusi qarkullon e pakta prej 6 javësh, të paktën në shtetin e Washingtonit, dhe se ka qindra raste të padiagnostikuara.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#SHBA#TopChannel

Recommended