Frikë nga Koronavirusi/ SHBA dhe BE rrisin nivelin e rrezikut

  • 4 years ago
Numri i viktimave nga koronavirusi i ri ka kaluar 3 mijë të hënën ndërsa të tjerë njerëz humbën jetën në Kinë, Iran dhe SHBA e Europa rritën gjendjen e tyre të alarmit. Virusi tani ka prekur mbi 90 mijë vetë, është përhapur në më shumë se 60 shtete dhe kërcënon të shkaktojë një ngadalësim ekonomik global. Me frikën e një pandemie që sa vjen e rritet, OBSH i ka kërkuar të gjitha vendeve të përqendrohen tek pacientët me simptoma më të rënda. Në Bruksel, presidentja e BE, Ursula Von der Leyen, tha se qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kishte rritur vlerësimin e saj për rrezikun që u kanoset evropianëve pasi epidemia në Itali u dyfishua në shifra në vetëm 48 orë.


Qendra evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ka njoftuar sot se niveli i rrezikut është rritur nga i moderuar në të lartë për njerëzit në bashkimin evropian. Me fjalë të tjera, virusi vazhdon të përhapet.

Virusi ka rritur edhe frikën për ekonominë botërore me OECD-në që ka ulur parashikimet e saj globale me gjysmë pike, në 2.4 për qind, performanca më e keqe kjo që nga kriza e 2008. Ekonomia e kinës është pezulluar me pjesë të mëdha të vendit nën karantinë apo me udhëtime të kufizuara. Fitimet në kazinotë e makaut ranë në një rekord prej 99 për qindësh në shkurt. Vende të tjera po ashtu kanë filluar të marrin masa drastike, përfshirë ndalimin e ardhjeve nga vendet e goditura nga virusi, izolimi i qyteteve, i kërkojnë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe anulojnë eventet e mëdha publike si ndeshjet e futbollit dhe panairet.

Luvri, muzeu më i vizituar i botës u mbyll të dielën dhe të hënën. Kina raportoi 42 viktima të tjera të hënën duke e çuar totalin në 2912. Irani raportoi 12 viktima të tjera, duke e çuar totalin në 66. Koreja e jugut, regjistroi 500 raste të reja të hënën, duke e çuar numrin e të prekurve në mbi 4 mijë. Ndërsa në Evropë ka 2100 raste të konfirmuara në 18 vende anëtare të BE dhe 38 qytetarë evropianë kanë humbur jetën. Vendi më i goditur është Italia, me rreth 1.835 raste të regjistruara 52 viktimat dhe 149 të shëruarit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#BE#koronavirus#TopChannel

Recommended