Koronavirusi ndëshkon fluturimet/ Industrisë së ajrit këtë vit do t’i kushtojë 29.3 miliardë dollarë

  • 4 years ago
Përhapja e koronavirusit do të rezultojë në rënien e parë të udhëtimit global ajror në më shumë se një dekadë, parashikon organizmi ndërkombëtar i industrisë ajrore.


Shoqata Globale e Transportit Ajror (Iata) thotë se rrudhja e kërkesës së pasagjerëve si rezultat i shpërthimit të Covid-19 do t?i kushtojë industrisë ajrore 29.3 miliardë dollarë këtë vit.

Në përllogaritjet e saj fillestare, organizata parashikon që kërkesa në rang botëror për udhëtimet ajrore të bjerë me 4.7% në 2020-ten, e para rënie e përgjithshme kjo që nga kriza financiare e viteve në 2008-09. ?Kompanitë ajrore janë duke marrë vendime të vështira për të zvogëluar kapacitetin e tyre, e në disa raste, edhe numrin e fluturimeve. Në këtë mënyrë, ulja e kostos së karburantit do të ndihmonte në kompensimin e të ardhurave të humbura, ? tha Alexandre de Juniac, drejtori i përgjithshëm i Iata-s, që shtoi se ? ky do të jetë një vit shumë i vështirë për linjat ajrore.?

Më të prekura nga kjo situatë pritet të jenë kompanitë ajrore në rajonin e Azisë Paqësorit, ku të ardhurat mendohet të bien me 27.8 miliardë dollarë. Problemet më të mëdha, padyshim do t`i ketë Kina. De Juniac theksoi se ky parashikim bazohet në faktin që emergjenca e koronavirusit nuk po përhapet masivisht jashtë Kinës, sepse nëse shtrirja do të jetë më e madhe, atëherë pasojat mbi kompanitë ajrore, sipas tij, do të jenë edhe më të thella.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Koronavirus#Fluturim#TopChannel