Fizikantja sjell në shqip librin për nobelistin, Dyrnjaja: Zbulimi i Schrödinger-it, “bibël”

  • 4 years ago
Fizikantja shqiptare Eva Dyrnjaja sjell në shqip një libër që i dedikohet fizikantit austriak Erwin Shrëdingerit (Erwin Schrödinger) nga biografi John Gribbin. Në libër zbulojmë se si në ?Revolucionin kuantik? të Shrëdingerit ndërthuren studimet e tij shkencore, njohja me Anjshtajnin dhe shkencëtarë të tjerë, jeta dhe dashuritë e tij të mëdha, që edhe në ditët e sotme duken histori të pabesueshme. Dyrnjaja në një intervistë për ?ReportTV? rrëfen se ndonëse jetën e saj ia ka kushtuar shkencës së fizikës, duke qenë pjesë e një nga qendrave më të rëndësishme kërkimore në botë, Institutit Atomik në Austri, kësaj here ka vendosur të marrë rolin e përkthyeses, duke sjell në shqip librin ?Ervin Shrëdinger dhe Revolucioni Kuantik?.

?Mua ky libër më pëlqeu shumë. E dashurova, sepse jeta e Shrëdinger-it ishte e jashtëzakonshme ashtu siç është dhe vepra e tij. Fizika kuantike apo revolucioni kuantik nuk mund të kuptohet pa kontributin e Erwin Schrodinger, Pol Dirak dhe Werner Heisenberg?, rrëfen fizikantja.

Recommended