Intervista, fizikantja sjell në shqip librin për nobelistin, Dyrnjaja: Zbulimi i Schrödinger-it
  • 4 years ago
Fizikantja shqiptare Eva Dyrnjaja sjell në shqip një libër që i dedikohet fizikantit austriak Erwin Shrëdingerit (Erwin Schrödinger) nga biografi John Gribbin. Në libër zbulojmë se si në ?Revolucionin kuantik? të Shrëdingerit ndërthuren studimet e tij shkencore, njohja me Anjshtajnin dhe shkencëtarë të tjerë, jeta dhe dashuritë e tij të mëdha, që edhe në ditët e sotme duken histori të pabesueshme. Dyrnjaja në një intervistë për ?ReportTV? rrëfen se ndonëse jetën e saj ia ka kushtuar shkencës së fizikës, duke qenë pjesë e një nga qendrave më të rëndësishme kërkimore në botë, Institutit Atomik në Austri, kësaj here ka vendosur të marrë rolin e përkthyeses, duke sjell në shqip librin ?Ervin Shrëdinger dhe Revolucioni Kuantik?.

?Mua ky libër më pëlqeu shumë. E dashurova, sepse jeta e Shrëdinger-it ishte e jashtëzakonshme ashtu siç është dhe vepra e tij. Fizika kuantike apo revolucioni kuantik nuk mund të kuptohet pa kontributin e Erwin Schrodinger, Pol Dirak dhe Werner Heisenberg?, rrëfen fizikantja.Më tej Dyrnjaja shton se Erwin Schrodinger dhe Anjshtanjeni fillimisht ishin miq, ndërsa me zhvillimin e mekanikës kuantike u bënë kundërshtar.

?Aq sa Shrëdinger thoshte, se: ?Nëse do ta dija, nuk do ta zbuloja kurrë atë ekuacion të mallkuar?. Ndërsa, me ardhjen e Hitlerit në fuqi, emri i Shrëdinger dhe Albert Anjshtajnit u fshinë nga Akademia e Shkencave, sikur ata mos të kishin jetuar kurrë. Ai ndryshe nga Anjnshtanji nuk ishte hebre, por ishte antikoformist. U largua nga Vjena, se pati shumë peripeci. Kishte bashkëshorten, një të dashur me një vajzë, që duhet që t?u siguronte jetesën. Ato i mbështeti deri në momentin e fundit?, shpjegon fizikantja shqiptare.

Erwin Shrëdinger rrëfen më tej Eva Dyrnjaja kishte një personalitet të jashtëzakonshëm dhe figura e femrë në jetën e tij kishte një ndikim shumë të madh, jo vetëm në jetën personale, por edhe atë shkencore.

?Ai pretendonte në dorëshkrimet e tij, se gjatë gjithë kohës ishte i dashuruar. Nuk kishte se si mund të ndodhte ndryshe me një personalitet të tillë, që nuk i zbatonte rregullat. Ai nuk kishte nevojë të shfaqej, e njihte potencialin e tij edhe nuk kishte nevojë të dukej. Ai vinte nga një familje relativisht e pasur, por gjatë viteve ?20 familja e humbet pasurinë. Ky ishte një moment prekës, sepse i ati duke parë suksesin e Shrëdinger-it, kërkonte që mos t?i futej biznesit, por të ndiqte karrierën akademike në universitet, sikundër edhe ndodhi?.

Një nga pjesët interesante të librit është edhe përmbledhja e tij "Ç'është jeta"? Një studim që i përket biologjisë molekulare bërë 10 vite para zbulimit të strukturës se dyfishte të ADN-së.
Recommended